Flash News

E-TJERA

Publikohet video kur Altin Ndoci largohet me vrap nga spitali i Durrësit

Publikohet video kur Altin Ndoci largohet me vrap nga spitali i Durrësit

Janë publikuar pamjet e momentit kur Altin Ndoci arratiset nga spitali rajonal i Durrësit, duke u larguar me shpejtësi nga parkimi i godinës. Në videon e publikuar shihet qartë Ndoci teksa ikën me vrap, ndërsa nga pas ndiqet nga një efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të së martës, kur Altin Ndoci ishte shoqëruar në pavijonin e Infektivit së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë të Policisë së Burgjeve, për kryerjen e një vizite mjekësore. Gjatë pritjes, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe, sapo ka dalë prej andej, ka përfituar nga momenti për të goditur në befasi efektivin që po e ruante.

 

Efektivi që e ndoqi gjatë arratisjes ka qëlluar me armën e shërbimit në tokë, por plumbi ka bërë rikoshet, duke përfunduar në shkallët e pavijonit të Infektivit.  

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e sigurisë për shoqërimin e personave të paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave mjekësore, veçanërisht për numrin e efektivëve të Policisë së Burgjeve që duhet të jenë të pranishëm. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Të fundit