Flash News

E-TJERA

'Nuk ju pyesim fare!', del video që nxjerr blof ministren Kushi përballë studentëve të mjekësisë

'Nuk ju pyesim fare!', del video që nxjerr blof ministren Kushi

Studentët e mjekësisë kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për t’u kushtëzuar kontratat e punësimit në Shqipëri, me qellim frenimin e largimit të tyre nga vendi.

Ndonëse përfaqësues të qeverisë deklarojnë se ky vendim është marrë në konsultim me të rinjtë, në fakt një video e publikuar së fundmi nga studentët tregon qëndrimin arrogant të ministres së Arsimit, Evis Kushi.  

Pamjet filmike tregojnë çfarë nuk u transmetua nga takimi ku thuhej se studentët ranë dakord me projektligjin.

“Nëse ju nuk bini dakord, ne e marrim këtë vendim dhe nuk ju pyesim fare”, iu kthye Kushi studentëve në auditorin ku po mbahej takimi.

Kujtojmë se edhe sot, studentët e mjekësisë do protestojnë para Kuvendit, teksa në seancë do të votohet projektligji për detyrimin e studentëve të mjekësisë për të punuar 5 vite në Shqipëri. 

Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit.

 

Të fundit