Flash News

E-TJERA

Publikon ‘selfie’ me Spiropalin, Agron Çela zyrtarizon kalimin me PS-në

Publikon ‘selfie’ me Spiropalin, Agron Çela zyrtarizon

Tashmë, nuk ka më dyshime, deputeti i Shkodrës Agron Çela ka braktisur Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta dhe ka kaluar me Partinë Socialiste, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 14 majit.

Ky fakt konfirmohet nga një foto ‘selfie’ të shkrepur nga Elisa Spiropali, e cila është drejtuese politike e Partisë Socialiste për Shkodrën.

Në foton e shkrepur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin shihet edhe Benet Beci.

Pak ditë më parë mësohet se deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë zhvilluar një takim mes tyre ku edhe është zyrtarizuar bashkimi i tij me PS-në.

Me ardhjen e Agron Çelës, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.

 

Të fundit