Flash News

E-TJERA

Publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”, arrestohen katër shqiptarë në Serbi

Publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”, arrestohen

Policia serbe ka arrestuar sot katër shqiptarë, pasi kishin shpalosur bluza me motive kombëtare, në territorin e Serbisë.

Të arrestuarit janë A.S. (37-vjeç), E.V. (42 vjeç), E.G. (48 vjeç) dhe A.C. (21 vjeç), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., sot kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një makinë të tipit Audi në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë dhe duke shfaqur simbolet e Shqipërisë Etnike

Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.

Të fundit