Flash News

E-TJERA

Pukë/ Vritet një 44-vjeçar në rrethana të paqarta, detaje nga policia

Pukë/ Vritet një 44-vjeçar në rrethana të paqarta,

Një 44-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Pukë. Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në fshatin Qafë Çelë, në rrethana ende të paqarta.

Viktimë mbeti Pjetër Kola 44-vjeç, nga Lezha. Ai ishte dërguar në Urgjencë nga dy persona të panjohur, por humbi jetën gjatë operacionit, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagës së shkaktuar nga plumbi që kishte marrë në bark.

Ndërkohë është ngritur menjëherë grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

"Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç,  nga Lezha,  i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë. Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës", thuhej në njoftimin e policisë. 

Të fundit