Flash News

E-TJERA

Puna e SPAK-ut/ Yuri Kim: Jeni bërë tmerri i kriminelëve. Soreca: Keni ndryshuar tërësisht lojën

Puna e SPAK-ut/ Yuri Kim: Jeni bërë tmerri i kriminelëve. Soreca:

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian Luigi Soreca kanë folur për punën e SPAK-ut. Në fjalën e tyre gjatë një aktiviteti për shpërndarjen e çertifikatave ata kanë përgëzuar Prokurorinë e Posaçme për punën e bërë këto dy vite, por kanë kërkuar më shumë hetime.

Kim e ka cilësuar 2021-in vitin e kthesës për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Sipas ambasadores, hetsuesit e SPAK janë bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i kriminele.

Ajo ka shtuar se individët që kishin menduar se kurrë nuk do të kapeshin, janë duke shkuar para drejtsisë.

“Veprimet flasin më shumë se fjalët. Kemi parë veprime dhe i gjithë vendi është mahnitur dhe të gjithë kanë pritur këtë çast. Ju nxis që të punoni ngushtësisht me njëri-tjetrin.

Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pika e kthesës për luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë 2 përvjetor të SPAK duhet të jeni krenar që tashmë jeni bërë heronjtë e të rinjve dhe tmerri i kriminelëve dhe shpresa e vendit. Atyre që kurrë nuk do të mbaheshin përgjegjës, ditët u kanë mbaruar", tha Kim.

Ndërsa Soreca ka theksuar mbështetjen për krijimin e SPAK-ut, duke e konsideruar një bilanc të mirë punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme për zyrtarët e nivelit të lartë.

Ai ka deklaruar se frika që ishte nga ana e prokurorëve ka kaluar tek të inkriminuarit. Kryediplomati i BE-së ka kërkuar më shumë bashkëpunim midis institucioneve.

"Jemi angazhuar fort të mbështesim krijimin e një SPAK-u të fortë dhe të pavarur. Një bilanc i fortë po ndërtohet sa i përket ndjekjeve penale dhe dënimeve në çështjet penale të nivelit të lartë. SPAK po rrit bashkëpunimin. Frika ka kaluar nga ana tjetër, ishte në anën e prokurorëve edhe të gjyqtarëve, por tashmë po kalon në anën tjetër. SPAK e ka ndryshuar tërësisht lojën. Kemi parë hapa inkurajuese në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë. Është thelbësore të vijojnë bashkëpunimin me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri", tha Soreca.

Të fundit