Flash News

E-TJERA

Puna në pandemi, orari i administratës në varësi të shkollës së fëmijëve

Puna në pandemi, orari i administratës në varësi të

Pas vendimit të qeverisë për ristrukturimin e punës në institucionet e saj, zbardhet urdhri i detajuar që duhet të respektojnë punonjësit gjatë pandemisë dhe periudhës së shkollës.  

Nga kjo javë administrata do të punojë me orar të plotë, por me personel të reduktuar, pasi puna do të kombinohet mes pranisë fizike dhe asaj online.

Është i njëjti orar pune por me kushte të reja, shkrua gazeta "Panorama". Të vetmit që përfitojnë janë ata që kanë fëmijë në shkollë, deri në klasë të VI, orari i të cilëve do të hartohet varësisht nga ai i mësimit, për aq kohë sa të vazhdojë shkolla.

Ata pak punonjës që do të jenë në zyrë, kundrejt distancës së lejuar janë të detyruar të zbatojnë rregullat e higjenës si dhe të mos përdorin mjetet e njëri-tjetrit.

Ndërsa të tjerët do te jenë në dispozicion të eprorit gjithë kohën. Për të kryer punën institucionale, qeveria do t’u sigurojë atyre pajisjen e punës si web-kamera, kufje e të tjera, por urdhri nuk parashikon shpenzime shtesë për pagesën e internetit.

Nënpunësit që punojnë nga shtëpia u nënshkrohen rregulloreve të rrepta mbi ruajtjen e informacioneve të punës.

Mbledhjet të çfarëdo lloji, seminare, konferenca a trajnime profesionale po ashtu do të zhvillohen online me përjashtim të rasteve kur prania fizike e ndonjërit prej tyre është e nevojshme.

Të fundit