Flash News

E-TJERA

Punësoi bashkëshortin si supervizor të projektit, shkarkohet nga detyra drejtoresha e AQSHF

Punësoi bashkëshortin si supervizor të projektit, shkarkohet nga
Në foto/ Iris Elezi dhe bashkëshorti

Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit Iris Elezi është shkarkuar nga detyra pas punësimit të bashkëshortit të saj që binte ndesh me interesat e institucionit.

Urdhri i shkarkimit të Elezit nga detyra është firmosur nga vetë ministrja e Kulturës Elva Margariti. Sipas urdhrit të firmosur, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Denoncimi për shkeljet e drejtoreshës së AQSHF-së është bërë nga punonjësit m të cilët kanë diktuar prezencën e bashkëshortit të Elezit në një nga projektet për filmat artis8itikë, si dhe punësimin e tij prej thuajse një viti si supervizor.

Në dokumentin e firmosur nga Margariti, thuhet se një tjetër arsye motivacion që lidhet me shkarkimin nga detyra, është edhe Mosrespektimi i përsëritur i Ligjit "Për rregullat e etikës në administratën publike", lidhur me marrëdhënien, komunikimin dhe sjelljen me punonjësit e institucionit.

Punësoi bashkëshortin si supervizor të projektit, shkarkohet nga Punësoi bashkëshortin si supervizor të projektit, shkarkohet nga

Të fundit