Flash News

E-TJERA

Punëtorët e inceneratorit të Elbasanit në protestë, kërkojnë pagat e prapambetura

Punëtorët e inceneratorit të Elbasanit në protestë,

Të paktën 30 punëtorë të inceneratorit të Elbasanit kanë dalë në protest për të kërkuar pagat e dy muajve që sipas tyre nuk iu janë dhënë nga punëdhënësi.

Punëtorët janë shprehur të shqetësuar duke thënë se janë në vështirësi ekonomike dhe paga të cilën presin nga puna, është e vetmja shpresë për ta dhe familjen.

“Jam 8 vetë në familje. Unë kam marrë kredi dhe kredia ka dy javë që ka kaluar. Kemi arritur kemi dalë këtu në rrugë. Kemi dy muaj që nuk i marrim”, tha para kamerave një prej punonjësve para dyerve të impiantit në periferi të Elbasanit”, tha njëri prej tyre, raporton BIRN.

Një tjetër, pretendoi se drejtuesit e kompanisë iu kishin premtuar pagë disa herë, por nuk ua kishin dhënë. “Do i merrni, do vijnë, do bisedojmë me atë. Ne sot e pamë që nuk po bëhej gjë”, tha ai, ndërsa paralajmëroi se protesta do të vijonte.

Një prej përfaqësuesve të për administrimin e impiantit Enea Murataj deklaroi për gazetarët se nuk kishte vonesa pagash dhe brenda datës së caktuar punëtorët do të marrin pagesat e tyre. Ai pretendoi se protesta ishte pasojë e panikut dhe ndoshta e shtyrë politikisht dhe nuk ka bazë të vërtetë, raporton BIRN.

Çështja e inceneratorëve po trajtohet aktualisht edhe nga Komisioni Hetimor. Në vizitën e fundit pranë impiantin të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve, anëtarë të komisionit nga pala opozitare, pohuan se ky incinerator nuk funksiononte për incenerim, por vetëm për grumbullim mbetjesh.

Administratori i kompanisë Albtek Energy, e cila ka në zotërim koncesionin për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan Arjan Baçi, u shpreh gjatë dëshmisë së tij në komision se bëhet vetëm grumbullmi i mbetjeve, madje për këtë bashkitë e qarkut të Elbasanit, paguajnë zero kosto.

Të fundit