Flash News

E-TJERA

Punëtorët sezonalë bllokohen sërish në Hanin e Hotit, u kërkohet tampon; punonjësit: Kostoja është sa paga

Punëtorët sezonalë bllokohen sërish në Hanin e Hotit, u

Mbetet dhe sot problematike situata në pikën kufitare Hani i Hotit. Kjo gjendje erdhi pas masave të reja anti-Covid që vendosi Mali i Zi për të hyrë në doganë.

Shqiptarëve që punojnë në Mal të Zi u kërkohet tampon çdo ditë. Për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme për ta, ndërkohë i kanë bërë thirrje qeverisë për zgjidhjen e situatës.

Edhe pse janë vaksinuar ata nuk janë lejuar, pasi duhet të kalojnë 14 ditë nga marrja e dozës së dytë. Kjo ka sjellë indinjim te punëtorët, të cilët janë shprehur për mediat se kostoja e tamponit është sa paga që marrin në ditë.

"Kjo është shumë problematike për ne pasi na kanë venë edhe tamponin që kushton 25 mijë lekë ose 23 euro dhe për ne është shumë e lartë kjo pagesë. Në për aq punojmë sepse jemi punëtor krahu, ne nuk kemi dobi.

Jam i vaksinuar me dy doza. Pala malazeze na kthen pas sepse tani e kanë bërë që duhet të kalojnë dhe 14 ditë pasi është bërë doza e dytë, i bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masa.

Ku na del ekonomia, për t'i dhënë paret Edi Ramës. Me këtë tamponin duan të na marrin paret kot", janë shprehur punëtorët.

Një ditë më parë në Hanin e Hotit situata e tensionua, ku pati përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë. Kushtet që Mali i Zi ka vendosur për të hyrë në kufi janë:

-Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

- Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

- Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

 

 

Të fundit