Flash News

E-TJERA

Punëtori plagoset në kantier ndërtimi, arrestohet inxhinieri i firmës në Paskuqan

Punëtori plagoset në kantier ndërtimi, arrestohet inxhinieri i

Një punëtor ndertimi është dëmtuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në Paskuqan dhe përfundoi në spital.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar inxhinierin e ndërtimit, Agim Spahiu, 56 vjeç dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një inxhiniere tjetër, 21 vjeçe, pasi dyshohet se nuk kishin marrë masat e duhura për sigurinë në punë.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Agim Spahiu, 56 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 21 vjeçe, me detyrë inxhiniere ndërtimi, pasi në Paskuqan, në një kantier ndërtimi, gjatë punës është dëmtuar punëtori shtetasi Petrit Alkollari, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

 

Të fundit