Flash News

E-TJERA

Punëtori ra nga lartësia e pallatit ku punonte dhe humbi jetën, tre të arrestuar

Punëtori ra nga lartësia e pallatit ku punonte dhe humbi jetën,

Një 36-vjeçar ka humbur jetën 4 ditë më parë në Tiranë, pasi ra nga lartësia e pallatit në të cilin punonte.  Policia ka vënë në pranga tre persona mes tyre: drejtuesin teknik, inxhinierin përgjegjës dhe nënkontraktorin e firmës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç. (Inicialet e dhëna në informacionin paraprak ditën e djeshme për shtetasin që ka humbur jetën janë dhënë të pasakta)”, njofton policia.

 

 

Të fundit