Flash News

E-TJERA

Punëtori u aksidentua dhe humbi shikimin, shpallet në kërkim administratori i 'Banaking'

Punëtori u aksidentua dhe humbi shikimin, shpallet në kërkim

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë ‘Banaking’, Trifon Murataj pasi një punëtor i kompanisë së tij, që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar rëndë në sy dhe ka humbur shikimin.
Ngjarja ka ndodhur në datën 19 shkurt dhe për 5 ditë me radhë kompania e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.  

"Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.

Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia. 

KUjotojmë se Trifon Murataj ndodhet në kërkim edhe për kapjen në vitin 2022 të një sasie prej rreth 33 kilogramë kokaine në portin e Durrësit, e fshehur mes arkave me banane që vinin nga Ekuadori.

 

Të fundit