Flash News

E-TJERA

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon si do të devijohet trafiku

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH tregon si do
Foto ilustruese

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga dita e martë, do vijojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës për riparimin e rrugës. ARRSH publikoi kalendarin e punimeve dhe se si do të bëhet devijimi i rrugëve.

Nëse moti do të jetë me reshje shiu, ARRSH thotë se grafiku i punimeve do të shtyhet dhe ndërkohë autostrada do të jetë e lirë për përdorim. Sipas saj, gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi, me shpejtësi të reduktuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se punimet do të realizohen prej datës 4 deri më 25 maj.

"1. QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

• Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

• Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

• Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

2. URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar.

Mjetet udhëzohen të perdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj", thuhet në njoftimin e ARRSH.

Të fundit