Flash News

E-TJERA

Punime për zhvendosjen e një ure, devijohet në dy pika qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Kombit

Punime për zhvendosjen e një ure, devijohet në dy pika qarkullimi

Devijohet në dy pika qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Kombit.

Për shkak të punimeve për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentin përfundimtar, nga ura gjashtëmetroshe deri tek ura mbi Drin nuk do të lejohet qarkullimi i qytetareve dhe mjeteve në një segment prej afro tri kilometrash në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit.

Trafiku i makinave që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës dhe anasjelltas devijohet në dy pika hyrëse për në qytetin e Kukësit, drejt unazës për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi.

Bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut nisi në orën 15:00 të së shtunës dhe do të vijojë për të paktën 12 ditë, deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin.

 


 

Të fundit