Flash News

E-TJERA

Punimet në aksin Fushë Krujë-Thumanë, si do të devijojë trafiku nga nesër

Punimet në aksin Fushë Krujë-Thumanë, si do të

Nesër nis ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave asfaltike në segmentin Fushë Krujë-Thumanë.

Më poshtë është edhe skema sesi do të bëhet lëvizja e mjeteve në ditët e ardhshme.

Punimet do të zgjasin 21 ditë si më poshtë:

• 4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë.

• Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë. Sensi Tiranë– Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Më pas do të vijojë lëvizjen normale në drejtim të Milotit.

• Duke filluar nga dita e shtatë deri në ditën e nëntë, puna do të vazhdojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.

• Duke filluar nga dita e dhjetë deri në ditën e katërmbedhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Kryqezim Luz. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë.

• Duke filluar nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

• Duke filluar nga dita e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

 

Të fundit