Flash News

E-TJERA

Punimet në "Unazën e Re" sjellin trafik të rënduar në Astir, policia njoftim për qytetarët

Punimet në "Unazën e Re" sjellin trafik të rënduar

Punimet për ndërtimin e "Unazës së Re" kanë rritur trafikun në zonën e Astirit. Policia Rrugore e Tiranës ka nxjerrë një njoftim, ku iu kërkon drejtuesëve të mjeteve të zgjedhin rrugë alternative.

Sipas policisë, ngushtimi i korsive ka shkaktuar trafik nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.

"Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë. Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit