Flash News

E-TJERA

Punimet në Unazën Lindore/ Si devijon trafiku në Tiranë për 14 ditë

Punimet në Unazën Lindore/ Si devijon trafiku në Tiranë

Duke filluar nga sot, në kuadër të punimeve që po bëhen në Unazën Lindore, trafiku do të devijojë për 14 ditë, për shkak të bllokimit të rrethrrotullimit të Shkozës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”, ndërsa trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut

Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

Të fundit