Flash News

E-TJERA

“Punimet për inceneratorët”, gazetari i BIRN: Qytetarët e Tiranës paguajnë 3 herë më shumë se ata në Vlorë për mbetjet

“Punimet për inceneratorët”, gazetari i BIRN:

Gazetari i BIRN, Besart Likmeta i ka cilësuar punimet për 3 inceneratorët, të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit janë jashtë afateve.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’, gazetari thotë se ende nuk ka një raport nga ana e Ministrisë së Financave për këtë çështjes. Duke u ndalur te inceneratori i Tiranës, Likmeta tha se qytetarët e Tiranës paguajnë 3 herë më shtrenjtë se sa ata në Vlorë.

“Punimet janë jashtë afateve. Ne nuk kemi një raport që duhet të publikohet nga Ministria e Financave. Kemi të dhënat që janë marrë që nga koha e Komisionet Hetimor dhe afatet janë shkelur. S’mund të thuash se do dalë nga hiçi një incenerator në 2025.

Një tjetër gjë duhet pasur parasysh. Kostoja që paguajmë është 3 herë më e shtrenjtë. Nëse në Vlorë paguajmë 14 mijë lekë për ton, në Tiranë paguajmë 30 euro për ton, trefishin e lekëve.”, theksoi ai.

 

Të fundit