Flash News

E-TJERA

Punimet për lotin e parë të Unazës së Madhe, nga nesër devijon sërish trafiku

Punimet për lotin e parë të Unazës së Madhe, nga

Nga nesër devijon sërish trafiku, për shkak të punimeve për lotin e parë të Unazës së Madhe.

Sipas Autoritetit Rrugor, devijimi për shkak të nisjes së fazës 4-2 të këtyre punimeve nis në orën 20.00 dhe parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.

Devijimi do jetë si më poshtë:

- Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

- Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

- Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

- Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

 

Të fundit