Flash News

E-TJERA

Punimet te Unaza e Madhe, ARRSH: Qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’ ndalon për 4 muaj, si do devijojë trafiku

Punimet te Unaza e Madhe, ARRSH: Qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia kanë treguar planin për menaxhimin e trafikut nga puna që do të kryhen për Unazën e Madhe dhe ish-sheshin ‘Shqiponja’.

Sipas autoriteteve rrugore, qarkullimi i mjeteve do të bllokohet për katër muaj te ish-dogana dhe do lejohet vetëm një korsi për autoambulancat.

Me ecjen e punimeve do aksesojmë emergjencat si ambulancat. Sot fluksi i tyre drejt Traumës traumës është qindra raste në ditë. Mjetet që vijnë nga Jugu duhet të kalojnë na aksin Tiranë-Elbasan, ata që vijnë nga Kavaja të kalojnë nga rruga e Ndroqit.  

Është faza e tretë në e rëndësishme e këtij projekti në këto 4 muaj sfidë. Punimet sot kanë avancuar në masën 36% e tyre dhe punimet do zgjasin 4 muaj”, tha drejtori Ergys Verdho.

Devijimi i trafikut nis nga e hëna te ish- sheshi Shqiponja.

Skema e lëvizjes: 

Dalja nga Tirana (Drejtimi Tiranë-Durrës):

Rruga Dritan Hoxha qaset vetëm me një korsi vajtje;

Ndalohet kthimi majtas për në rrugën Teodor Keko (Astiri);

Qasja drejt autostradës bëhet duke kaluar në të djathtë krah bankës Credins;

Rruga Teodor Keko drejt ish-sheshit Shqiponja devijohet në një korsi;

Ndalohet qasja nga rruga Teodor Keko i rrugëve Dritan Hoxha (djathtas) dhe Vangjel Noti (drejt)

 

Hyrja në Tiranë (Drejtimi Durrës-Tiranë):

Rruga nga mbikalimi drejt ish-sheshit Shqiponja ngushtohet dhe vijohet djathtas nga rruga Teodor Keko në pjesën ku IKMT ka shembur ndërtesat e banorëve;

Ndalohet qasja drejt rrugës Dritan Hoxha (drejt) dhe Vangjel Noti (majtas);

Qasja në rrugën Dritan Hoxha do të bëhet nga rruga Abedin Rexha dhe rrugicat e ish-fushës së Aviacionit;

Punimet te Unaza e Madhe, ARRSH: Qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’Punimet te Unaza e Madhe, ARRSH: Qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’

 

Të fundit