Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Punimet te Unaza e Madhe, ARRSH: Qarkullimi te sheshi ‘Shqiponja’ ndalon për 4 muaj, si do devijojë trafiku
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia kanë treguar planin për menaxhimin e trafikut nga puna që do të kryhen për Unazën e Madhe dhe ish-sheshin ‘Shqiponja’.
Sipas autoriteteve rrugore, qarkullimi i mjeteve do të bllokohet për katër muaj te ish-dogana dhe do lejohet vetëm një korsi për autoambulancat.
“Me ecjen e punimeve do aksesojmë emergjencat si ambulancat. Sot fluksi i tyre drejt Traumës traumës është qindra raste në ditë. Mjetet që vijnë nga Jugu duhet të kalojnë na aksin Tiranë-Elbasan, ata që vijnë nga Kavaja të kalojnë nga rruga e Ndroqit.
Është faza e tretë në e rëndësishme e këtij projekti në këto 4 muaj sfidë. Punimet sot kanë avancuar në masën 36% e tyre dhe punimet do zgjasin 4 muaj”, tha drejtori Ergys Verdho.
Devijimi i trafikut nis nga e hëna te ish- sheshi Shqiponja.
Skema e lëvizjes:
Dalja nga Tirana (Drejtimi Tiranë-Durrës):
Rruga Dritan Hoxha qaset vetëm me një korsi vajtje;
Ndalohet kthimi majtas për në rrugën Teodor Keko (Astiri);
Qasja drejt autostradës bëhet duke kaluar në të djathtë krah bankës Credins;
Rruga Teodor Keko drejt ish-sheshit Shqiponja devijohet në një korsi;
Ndalohet qasja nga rruga Teodor Keko i rrugëve Dritan Hoxha (djathtas) dhe Vangjel Noti (drejt)
Hyrja në Tiranë (Drejtimi Durrës-Tiranë):
Rruga nga mbikalimi drejt ish-sheshit Shqiponja ngushtohet dhe vijohet djathtas nga rruga Teodor Keko në pjesën ku IKMT ka shembur ndërtesat e banorëve;
Ndalohet qasja drejt rrugës Dritan Hoxha (drejt) dhe Vangjel Noti (majtas);
Qasja në rrugën Dritan Hoxha do të bëhet nga rruga Abedin Rexha dhe rrugicat e ish-fushës së Aviacionit;