Flash News

E-TJERA

Punonin në plantacione me dro*ë , arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Punonin në plantacione me dro*ë , arrestohen dy shqiptarë në

Dy shqiptarë janë arrestuar  në Spanjë pasi janë kapur duke punuar në një plantacion droge.

Mediat vendase shkruajnë se plantacioni ishte i vendosur në dy banesa të ndryshme brenda së njëjtës pronë, ku u gjetën 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kilogramë sytha të së njëjtës lëndë, të paketuara me vakum dhe gati per shitje.

Plantacioni i cili ishte i lidhur ilegalisht me rrjetin elektrik, kishte një instalim të madh dhe të sofistikuar, ku vetëm llambat e përdorura vlerësoheshin në më shumë se 20,000 euro. Po kështu, në kontrollin e kryer u arrestuan 2 persona me origjinë shqiptare dhe më pas u arrestua një i tretë me origjinë çeke, i përfshirë në ngjarje.

 

Të fundit