Flash News

E-TJERA

Punonjës i një kompanie transporti, 35-vjeçari kapet me 11 kg drogë

Punonjës i një kompanie transporti, 35-vjeçari kapet me 11 kg

Policia italiane arrestoi një 35-vjeçar shqiptar me banim në Bolzano.

Burri ishte i punësuar në një kompani transporti, kishte një leje qëndrimi dhe gjithashtu zotëronte një garazh në lagjen Don Bosco.

Siç zbuluan oficerët e rendit, ai grumbulloi “rrogën” e tij duke poseduar mallra të vjedhur dhe duke shpërndarë drogë. Gjatë kontrollit në garazh, efektivët e rendit gjetën dy biçikleta elektronike të shtrenjta, të cilat ishin vjedhur në qytet pak ditë më parë.

Ata tashmë u janë kthyer pronarëve të ligjshëm. Hetuesit kanë sekuestruar edhe 11 kilogramë marijuanë dhe një shumë prej 2990 euro.

Ai akuzohet për marrjen e pasurive të vjedhura dhe trafik droge. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e mundshme të shitjes dhe mbështetësit.

Kuestori Paolo Sartori i hoqi lejen e qëndrimit shqiptarit në mënyrë që ai të dëbohej më pas nga vendi.

Të fundit