Flash News

E-TJERA

Punonjëset e agjensisë turistike falsifikonin tamponët për qytetarët që udhëtonin drejt BE, 5 të arrestuar në Durrës

Punonjëset e agjensisë turistike falsifikonin tamponët për

Policia ka goditur dy raste  të falsifikimit të tamponëve "COVID-19", kundrejt përfitimit dhe për pasojë pesë persona kanë rënë në pranga, një është nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Punonjëset e dy agjensive të udhëtimit në Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, paisnin qytetarët, të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste "Antigen Rapid", kundrejt përfitimit.

Uniformat blu kanë sekuestruar njësitë kompjuterike të dy agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara.

Të arrestuarit janë një 65-vjeçare dhe dy 24-vjeçare, si dhe dy djem 25 dhe 23-vjeç, ndërsa është proceduar një 40-vjeçare dhe shpallur në kërkim një 52-vjeçar.

Të fundit