Flash News

E-TJERA

Punonjëset e një fabrike fasonerie përfundojnë në spital, dyshohet për helmim

Punonjëset e një fabrike fasonerie përfundojnë në

Pesë punonjëse të një fabrike fasonerie në Durrës kanë përfunduar në spital. Ao kanë shfaqur simptoma helmimi, që dyshohet se ka ardhur si pasojë e lëndëve të përdorura gjatë punës.

Gjendja e tyre është e stabilizuar, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi shkakun e helmimit.

“Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Të fundit