Flash News

E-TJERA

Punonjësi i Pyjores së Patosit rrezikon jetën mes zjarrit, ishte izoluar mes flakëve

Punonjësi i Pyjores së Patosit rrezikon jetën mes zjarrit, ishte

Një punonjës i Pyjores së Patosit ka rrezikuar jetën pasditen e kësaj të shtune, teksa ka qenë duke punuar me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve në pyllin e Gjorgosit.

Bëhet fjalë për punonjësin Rauf Muskaj, i cili ishte izoluar mes tymit dhe flakëve. Fatmirësisht, ai është shpëtuar nga shërbimet zjarrfikëse. Mësohet se pas dhënies së ndihmës së parë, ai nuk paraqet probleme të mëdha shëndetësore.

Prej paradites së sotme flakët u rindezën sërish në pyllin e Gjorgosit, ndërsa lufta me flakët është e ashpër, kjo edhe për faktin e terrenit të thyer. Aty po punohet me mjete rrethanore, lopata e pompa uji  për të shuar flakët. Zjarri favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Të fundit