Flash News

E-TJERA

Punonjësi i Ujësjellësit në Sarandë humb jetën në punë

Punonjësi i Ujësjellësit në Sarandë humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Sarandë, ku një punonjës i Ujësjellësit ka humbur jetën brenda ambienteve të stacionit të pompave të ujësjellësit në fshatin Bërdënesh.

Viktima, shtetasi G. H., 54 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës. Sipas Policisë, dyshohet se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale, me dyshimin për një arrest kardiak.

Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Të fundit