Flash News

E-TJERA

Punonjësit e doganës greke në grevë, mbyllet kufiri Shqipëri-Greqi

Punonjësit e doganës greke në grevë, mbyllet kufiri

Lëvizja e e mjeteve në të dy anët e kufirit, që lidhin Greqinë me Shqipërinë është bllokuar mëngjesin e kësaj të hëne për shkak të një greve të punonjësve të doganave greke.

Mësohet se doganierët grekë kanë ndërprerë punën duke nisur një grevë katërorëshe, çka ka sjellë bllokim të plotë të kalimit të automjeteve në të dy anët e kufirit.

Ndërkohë, lëvizja e këmbësorëve vijon normalisht, ndërsa greva pritet të përfundojë rreth orës 10:00 të paradites.

Të fundit