Flash News

E-TJERA

Punonjësit e një fasonerie në Lezhë dalin në protestë: Nuk arrijmë të bëjmë normën, pasi nuk ka energji elektrike

Punonjësit e një fasonerie në Lezhë dalin në
Foto ilustruese

300 punonjës të një fasonerie në Lezhë kanë dalë në protestë, pasi kanë mungesë të energjisë elektrike. Si pasojë e këtij problemi firma ka pësuar diegie të makinerive dhe ulje të prodhimit.

Ndërmarrja e fasonerisë ka kërkuar prej kohësh një zgjidhje nga OSHEE-ja, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive.

Kjo ka ndikuar edhe në uljen e pagave për punonjësit, pasi nuk arrijnë të bëjnë normën që u kërkohet nga sipermarrësit.

“Fabrika nuk mund të punojë pa energji elektrike, prej kohësh nuk kemi zgjidhje nga OSHEE. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike kemi pasur probleme me makineritë dhe ulje të prodhimit”, janë shprehur ata.

Të fundit