Flash News

E-TJERA

Punonjësit e policisë së burgjeve paralajmërojnë protesta: Ministria e Drejtësisë ka një javë kohë të na plotësojë kërkesat ose do hyjmë në grevë

Punonjësit e policisë së burgjeve paralajmërojnë
Foto Ilustruese

Punonjësit e policisë së burgjeve i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë ku kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, ose do të dalin në protestë.

“Rritje pagash, kushtet e punës, vaktin ushqimor, uniforma të rregullta, transportin, kushtet në vendin e punës, kutitë e ndihmës së shpejtë, sigurimin e jetës”, këto janë kërkesat që burgjet i dërguan Gjonajt.

Kreu i sindikatës, ka treguar se palët kanë bërë një peticion me 200 firma dhe i lënë Ministrisë 1 javë kohë të përgjigjet, ose do të hyjnë në protesta.

"Ligji është miratuar në qershor është dekretuar dhe ka hyrë në fuqi me 1 gusht. Kaluan 3 muaj dhe VKM për pagën e re sipas gradës nuk ka dalë. Puna në ditët e pushimit zyrtar nuk paguhet 100% mblodhëm 220 firma të punonjësve të cilat janë gati për grevë, ne presim dhe reagimin kryeministrit zotit Rama, të cilit i kemi çuar dhe një peticion ku i paraqesim kërkesat kryesore bazike për plotësimin e kushteve të punonjësve të policisë në burgje.

Në vendin tonë nuk zbatohet Kodi i Punës, Ligji për policinë e Burgjeve, të Drejtat Ndërkombëtare të punës dhe Konventat e miratuara që janë të gjitha në rregull por nuk po gjejnë zbatim", ka thënë në një prononcim për mediat Valentin Macaj.

Të fundit