Flash News

E-TJERA

Punonjësit sezonalë nuk lejohen të kalojnë në Qafë Thanë, disa ditë më parë një punëtor humbi jetën teksa punonte

Punonjësit sezonalë nuk lejohen të kalojnë në Qafë

Punonjësit sezonalë nuk janë lejuar të kalojnë sot në pikën kufitare të Qafë Thanës, si pasojë e një urdhri të dhënë nga pala maqedonase. Ende nuk është bërë me dije arsyeja e këtij urdhri, por dyshohet se  lidhet me vdekjen e një punëtori disa ditë më parë ne vendin e punës.

Ai kishte shkuar për punë në MV dhe humbi jetën. Teksa ishte duke prerë dru, një prej tyre e zuri poshtë dhe i mori atij jetën.

Për këtë arsye punëtorët  që shkojnë dhe kthehen brenda ditës nuk janë lejuar të kalojnë, pasi punojnë në të zezë dhe pa kontratë pune.

Drejtues të policisë kufitare shqiptare dhe maqedonase zhvilluan një takim për këtë çështje, por ende nuk është marrë një vendim sesi do të procedohet ditët në vijim.

Të fundit