Flash News

E-TJERA

Punonte si shofer në një linjë urbane, ky është 55-vjeçari që u vra në Kamëz

Punonte si shofer në një linjë urbane, ky është

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Laknas të Kamzës. Një person u vra dhe një tjetër u plagos ditën e sotme në Kamëz si pasojë e një konflikti për motiveve të dobëta.

Sipas Policisë së Tiranës, 70-vjeçari, Maliq Marku, i cili ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin, Besim Keqa.

Fillimisht sherri ka nisur mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça. Më pas Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.

Hasa, punonte si shofer në linjën e Kamzës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit