Flash News

E-TJERA

"Puseta e Drejtësisë po hapet", Gjokutaj: Një gjyqtare e GJKKO pazare me një të kërkuar në Vjenë

"Puseta e Drejtësisë po hapet", Gjokutaj: Një gjyqtare

Avokati Genc Gjokutaj aludon për një lidhje mes një gjyqtareje të GJKKO-së me një të arrestuar dhe një kandidat burgu të kërkuar në Vjenë.

Postimi i Gjokutajt ngre dyshime edhe për një prokuror të SPAK që nuk vepron ndaj një skandali të tillë.

“Kush është një gjyqtare e GjKKO që na paska dalë në një telefon të sekuestruar në banesën e një të arrestuari, e që bëka pazare me një kandidat burgu gjoja të kërkuar në Vjenë dhe që merret me objekte që nuk ekzisojnë? Dava 500 mijë € thuhet!

Po kush është prokurori i SPAK që e paska dosjen dhe nuk vepron?

Puseta e Drejtësisë po hapet! Do qelbet Shqipëria por të paktën do të bjerë rehat!”, shkruan Gjokutaj.

Të fundit