Flash News

E-TJERA

“Pushtetet i ka në shërbim Rama”, Malaj: Nëse PS do të bëjë shtet, duhet të ndajë pushtetin

“Pushtetet i ka në shërbim Rama”, Malaj: Nëse PS do

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar qeverinë e re “Rama 3”, e cila u shpall dje.

Malaj thekson se nëse socialistët duan të bëjnë shtet, duhet të mos e mbajnë të gjithë pushtetin për vete por ta ndajnë atë me palën tjetër, opozitën.

“Nëse do të bëjë shtet PS, duhet të ndajë pushtetin. Duhet të ndajë pushtetin në institucionet kushtetuese, duhet ta bëjë këtë edhe në qeverisje. Nëse Rama s’e ndan me PD pushtetin, ta ndajë me njerëz të mençur të vendit, që nuk është e thënë të jenë pjesë e PS, por të jenë njerëz me integritet dhe intelektualë të vendit, jo njerëz që vetëm tundin kokën duke e çuar qeverisjen drejt përkeqësimit”, tha Malaj.

Ndër problemet kyçe të qeverisë, sipas Malajt, është fakti se Rama ka përfshirë në kabinetitn qeveritar vetëm individë që janë të emëruar politikisht. Ai shtoi se politikat e ndjekura nga kryeministri kanë qenë të gabuara duke filluar nga gjobat e deri te favoret për një grup të caktuar njerëzish.

“Të gjitha pushtet janë vënë në shërbim të Ramës. Paratë publike shkojnë në sa më pak duar, sa më pak politikanë dhe sa më pak oligarkë që gërryejnë ekonomikë”, u shpreh Malaj.

 

 

Të fundit