Flash News

E-TJERA

“Pushteti kap shtetin”, Meta: BE të jetë më kërkuese ndaj Shqipërisë

“Pushteti kap shtetin”, Meta: BE të jetë më

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të jetë më kërkuese ndaj Shqipërisë, sa i përket reformave për forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe institucioneve të pavarura.

Në një intervistë për televizionin shtetëror në Mal të Zi, RTCG, presidenti tha se janë harxhuar shumë fonde për zbatimin e këtyre reformave, por efektiviteti ka qenë i ulët. Meta shtoi se shpesh shteti kapet nga qeveria në pushtet çka bën që mos funksionojë edhe shteti i së drejtës.

“Duhen përpjekje më serioze për të bërë reforma reale dhe jo fiktive përsa i takon forcimit të shtetit të së drejtës, forcimit të institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është një shqetësim në vendet tona dhe që është një shqetësim edhe për vetë Bashkimin Europian! Institucionet europiane duhet të jenë më kërkuese për zbatimin efektiv të reformave, sepse disa prej tyre tashmë kanë ngritur shqetësimin se janë harxhuar shumë fonde, por efektiviteti ka qenë i ulët. Kjo ndodh sepse shpesh përfaqësuesit e institucioneve europiane në vendet tona konformohen me qeveritë në pushtet dhe nuk u qëndrojnë fort parimeve, mbi të cilat janë ideuar apo bazuar këto reforma. Shpesh shohim një kapje të shtetit nga pushteti, nga qeveria, si dhe një mosfunksionim të shtetit të së drejtës dhe një bilanc tepër negativ përsa i takon luftës kundër korrupsionit”, tha Meta.

Të fundit