Flash News

E-TJERA

Pushuesi pëson arrest kardiak sapo futet në det në Vlorë

Pushuesi pëson arrest kardiak sapo futet në det në Vlorë

Një i moshuar 73 vjeçar shqiptar, banues në Greqi, ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit në Zvërnec të Vlorës.

Dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Shtetasi K. P., 73 vjeç, lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi, sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit