Flash News

E-TJERA

Gazeta Kathimerini shkruan për 'shpëtimtarët' e turizmit grek: Vijnë nga veriu, ndër ta edhe shqiptarët

Gazeta Kathimerini shkruan për 'shpëtimtarët' e
Foto Ilustruese

“Paraja nuk ka as ngjyrë, as kombësi.” Kështu e nis artikullin gazeta greke Kathimerini teksa flet për përfitimet në të ardhura që pushuesit e Ballkanit i kanë sjellë turizmit për vitin 2021.

Greqia ishte vendpushimi i vitit 2021 për pushuesit e rajonit ballkanik. Të dhënat që vijnë nga turizmi grek, konfirmojnë se turistët nuk i ka ndaluar asgjë për të shijuar pushimet në Greqi, madje as pandemia.

‘Shpëtimi’ i turizmit grek kanë qenë pikërisht turistët e ardhur nga kryeqytetet e Ballkanit. Në mesin e vizitorëve ballkanas janë: rumunët, bullgarët, maqedonasi e veriut, çekët, polakët dhe shqiptarët. Është vënë re një tendencë e turistëve për të vizituar ishuj si Mykonos, Snatorini, Paros, Kretë, Halkidiki dhe ishujt e tjerë të detit Jon.

Turistët shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë për të marrë fitime nga turizmi, në një kohë kur në Shqipëri turizmin e këtij viti e bënë turistët ‘e varfër’.

Thënë më ndryshe, duke iu referuar gazetës greke, pushuesit shqiptarë nuk duhet të shihen si opsion i dytë për turizmin. Nëse do të kishin zgjedhur vendet turistike në Shqipëri, ku natyra ka mjaftueshëm vende ‘të paprekshme’, tani turizmi shqiptar nuk do ‘të vuante’ fitimin e pakët.

Por teksa shqiptarët vrapojnë për të marrë fluturime çarter apo tjetra, nisen me nxitin me makina personale drejt vendit fqinj, turizmi shqiptar e gjen ‘ngushëllimin’ te turistët e Kosovës, Malit të Zi apo Serbisë.

Ballkanasit, përfshirë këtu edhe shqiptarët, kanë dalë jashtë çdo pritshmërie që Greqia kishte për turizmin e vitit 2021 duke i dhënë shanset ‘e arta’ për të menduar ndoshta plane më afatgjata mbi mënyrën se si ‘të joshin’ pushuesit e Ballkanit.

 

Të fundit