Flash News

E-TJERA

Pustec/ Ishte larguar nga shtëpia në datën 30 dhjetor, e moshuara gjendet e mbytur në liqen

Pustec/ Ishte larguar nga shtëpia në datën 30 dhjetor, e moshuara

Gjendet e mbytur në liqen 80-vjeçarja që ishte larguar nga shtëpia më 30 dhjetor. Policia bën me dije se trupi i pajetë i S. Sh., nuk kishte shenja dhune.

Trupi i pajetë i 80-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.

E moshuara banonte në fshatin Liqenas, ndërsa dononcimin për largimin nga banesa e bëri vajza e saj, një ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022.

Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit