Flash News

E-TJERA

Pyetet për ministrat/ Rama replika me Tabakun te “Hetimori”: E di që keni parë Big Brother, por nuk di se kush fle me kë

Pyetet për ministrat/ Rama replika me Tabakun te “Hetimori”: E

Kryeministri Edi Rama ka nisur të dëshmojë në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Marrja në pyetje ka nisur me replika mes tij dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.

Kjo e fundit e pyeti Ramën nëse ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka përfituar para nga inceneratorët. Rama iu përgjigj duke i thënë: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë Lefter Kokën e njoh si ministër dhe jo si përfitues.

Ndërsa pyetjes nëse është në dijeni të miqësisë së zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj me tre përfituesit e aferës së inceneratorëve.

Rama nuk ka qenë dakord me termin e përdorur “aferë” dhe teksa ka ironizuar është shprehur se nuk është në kompetencat e tij të jetë në dijeni të miqësive.

“Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar audiencë të madhe mbase shumë prej jush e kanë ndjekur. Se kush fle me kë se kush zgjohet me kë nuk janë kompetencë e kryeministrit të Shqipërisë.

Si kryeministër kjo është jashtë kompetencave të mia që të informoj dhe të studioj miqësitë e secilit prej jush me secilin prej jush. Si z. Rama jam i pa interesuar se çfarë bëjnë të tjerët”, tha Rama.

Të fundit