Flash News

E-TJERA

Qafoku: Fakti që Blinken nuk e takoi, është një goditje e rëndë për Bashën

Qafoku: Fakti që Blinken nuk e takoi, është një goditje e

Gazetari Roland Qafoku ka komentuar refuzimin që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri Lulzim Bashës duke mos e takuar gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Për Syri TV, Qafoku u shpreh se kjo ishte një goditje politike e Blinken ndaj Bashës. AI theksoi se në këtë moment Basha ka kuotat më të ulëta me SHBA-në në të gjithë historinë e tij politike.

"Fakti që Blinken nuk takoi përfaqësuesit  opozitës është një goditje shumë  rëndë dhe më shumë nga të gjithë është goditje për Bashës. Ndërprerja e marrëdhënieve me Berishën atëherë do të thoshte marrëdhënie automatikisht me Bashën dhe në momentin që Blinken nuk e takoi Bashësn është goditje shumë e rëndë. Basha në këtë momentin ka kuotat më të ulëta më SHBA-në në të gjithë historinë e tij politike. Është një nivel aq i ulët morali dhe politik, të thotë që mos më shani dhe unë vij te ju. Berisha ka mbështetje dhe vota, këtë nuk e zhbëjmë dot ne, dhe është më i fortë se çdokush në PD," deklaroi Qafoku.

Të fundit