Flash News

E-TJERA

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 34-vjeçari në

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. Operacioni policor i koduar “Ndalesa” u finalizua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, ku u kap shtetasi me iniciale M.K., banues në Tiranë, i cili akuzohet për "Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Gjatë kontrollit, i riu u gjet me një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak në brez, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin e tij.

Policia e Tiranës vijon punën për parandalimin e armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit