Flash News

E-TJERA

Qarkullonte me armë në makinë, shpallet në kërkim Adrea Korriku

Qarkullonte me armë në makinë, shpallet në kërkim Adrea

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar,  pasi qarkullonte në mjet me armë zjarri. Sapo ka parë forcat e policisë, i riu Adrea Korriku ka braktisur makinën dhe është larguar.

“Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua kur pa shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.

Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici) po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit.

 

Të fundit