Flash News

E-TJERA

Qarkullonte me pistoletë në makinë, pranga të riut në Tiranë

Qarkullonte me pistoletë në makinë, pranga të riut në

Një 20-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të marte në Tiranë, pasi qarkullonte me pistoletë në makinë.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin 20 vjeç.

Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riut, banues në Kamëz, rendojnë veprat penale ‘mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Të fundit