Flash News

E-TJERA

Qarqet me numrin më të lartë të rasteve aktive, sa është mesatarja javore e shifrave me Covid-19 në Shqipëri

Qarqet me numrin më të lartë të rasteve aktive, sa

Gjatë javës së fundit shifrat ditore me Covid-19 në vendin tonë pësuan një rënie. Numri mesatar i viktimave nga dita e hënë deri të shtunën ka qenë 3, ndërsa ai i rasteve të reja 307.

Në rënie ka ardhur dhe numri i rasteve aktive në të gjithë vendin. Aktualisht numërohen 6,438 raste aktive. Numrin më të lartë të tyre, më shumë se gjysmën e totalit e ka qarku i Tiranës.

Ky i fundit numëron  3253 raste aktive dhe ndiqet nga Fieri, Gjirokastra dhe Shkodra. Ndërsa qarku me numrin më të ulët të rasteve aktive është Kukësi me 44.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë- 3253

Fier- 658

Gjirokastër- 545

Shkodër- 447

Durrës- 363

Berat- 315

Elbasan- 287

Vlorë- 200

Lezhë- 130

Korçë- 127

Dibër- 69

Kukës- 44

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total mbi 2 milionë doza, ndërsa numri i të imunizuarëve plotëisht po shkon në 1 milion. Çdo qytetar mbi 16-vjeç mund të vaksinohet, por ky proces është i hapur dhe për fëmijët mbi 12-vjeç me probleme të sistemit imunitar. Ndërkohë doza e tretë lejohet për çdo person mbi 18-vjeç, pasi kanë kaluar gjashtë muaj nga marrja e vaksinës së dytë.

 

Të fundit