Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Qase gjoksin këtu. Mos e hiq dorën”, marifeti i ‘hoxhës’ 90-vjeçar me prekje në pjesë intime për zgjidhje të problemit

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës rastin e një të ashtuquajturi “hoxhë”, i cili me anë të nuskave që lidhte merrte përsipër zgjidhjen e problemeve, por ndërkohë prekte femrat në vende intime.
Në Divjakë është 1 plak rreth 90 vjeç që thotë se është hoxhë. Gazetarja e Fiksit i prezantohet si një grua e cila ka disa probleme që e shqetësojnë. Ajo vuan nga veshkat dhe ka bllokim të frymëmarrjes. Përsa i përket problemit të veshkave i ashtuquajturi hoxhë i thotë se nuk e ndihmon dot, por në lidhje me bllokimin e frymëmarrjes ai merr përtsipër ta ndihmojë. Ai i kërkon gazetares së Fiksit të marri sheqer nga një kuti aty afër dhe pasi sheh sheqerin që ajo ka prekur me dorë i thotë se ka magji.
Më pas ai e pyet nëse është e martuar, pasi siç dëgjohet edhe vetë në video atij i shkojnë shumë vajza dhe gra që kanë dëshirë të kenë raport intim me të. Pasi bën disa marifetë me tespie në dorë më pas hoxha i shtrinë duart edhe më shumë duke i prekur gjoksin, me motivin që nesë ai i prek gjoksin e kupton se ka edhe meshkujt të tjetrë në jetën e gruas përveç burrit të saj.Ai vazhdon ta fërkojë disa herë nga gjoksi me këtë motiv dhe më pas i thotë që çfarë u bë e u tha aty nuk duhet të dalin nga ajo dhomë. Ai tregon se ka dhe raste të tjera që ua ka kap gjoksin femrave që kanë shkuar tek ai, vetëm e vetëm që burri i gruas që ia kap t’i ngelet mendja aty në vendin ku ai fërkon. Ai në bisedë e sipër i tregon gazetarës së Fiksit se me këtë punë ka 50 vite që merret dhe që nuk ka besim fare tek meshkujt e rinj. Pasi ata thjesht shfrytëzojnë femrat, ndërkohë që vetë me të ashtuquajturin zanat prej 50 vitesh fërkon e kap femrat për t’i “shëruar”.
Më pas i ashtuquajturi hoxhë i jep gazetares së Fiksit dy bustina me sheqer që duhet t’ia jap familjes për t’i pirë në ditë të përcaktuara. Më pas ai i thotë se është i gatshëm ta ndihmojë në çdo herë dhe mund t’i bjerë telefonit të tij në çdo kohë.
Biseda me të ashtuquajturin hoxhë
Hoxha- Ulu këtu. Nga je nga Fieri?
Fiksi- Jo unë jam nga … e martuar në Fier
Hoxha- Ku rri në Fier?
Fiksi- Po në Frakull të Fierit.
Hoxha- Në Frakull, obobo, ç’të paska çuar Zoti atje? Babai , gjyshi, stërgjyshi, kanë mbaruar në Arabi, kurse unë, Medresenë e kam bërë në Tiranë. Medreseja daç në Arabi, daç në Frakull…
Fiksi- Njësoj është.
Hoxha- Edhe e kemi të trashëguar. Më pyet gruaja, ça halli kishte? Atë hall që kishte. Nuk i kam thënë njëherë gruas që , kjo ose ai kishte këtë hall. Unë ça shof kam të drejtë ta them, nqs ka gjëra do ti shikosh edhe ti. Po kanë frikë nga mua se unë ja u nxjerr leckat sheshit. Tashi, shko kape kutinë atje edhe merr ca sheqer, mbushe dorën. Ashtu ëë bravo, bravo.
Fiksi- Dëgjo, unë kam probleme me veshkat, nuk jam mirë.
Hoxha- Nuk është për mua
Fiksi- Kam edhe nuk e di si një bllokim frymëmarrje.
Hoxha- Kjo është tjetër. Fëmijën e madh sa e ke?
Fiksi- E kam 16 vjeçe
Hoxha- Me burrin si i ke marrëdhëniet?
Fiksi- Shumë mirë
Hoxha- Ça pune bën burri?
Fiksi- Burriiii, kshu, ke posta, shofer ke posta.
Hoxha- Hajde, pak më këtu, pak më këtu
Fiksi- Po.
Hoxha- Aty, vere dorën këtu. Emrin?
Fiksi- E….
(Hoxha pëshpërit disa fjalë nën zë)
Hoxha- Hiqe dorën. Dëgjo, ajo që më del këtu mua, do ta shikosh edhe ti, nuk ka lidhje me veshkën. Ka lidhje me probleme të tjera. Vëre dorën, vëre dorën, hiqe tani. Dëgjo, këtu më del punë magjie, kjo ka pengesa të mëdhaja, ka këputje ka dëshpërime, ka zënka, ka fukarrallëk, ka nga të gjitha. Po sot ti nuk do t’i tregosh njeriu se ça pe këtu.
Fiksi- Po
Hoxha- Prit. Nesër tregoi kujt të duash. Pse, se nesër kur të filloj punën unë, atë që do shikosh ti këtu, do më dali prapë nesër mua, do punoj 5 minuta 10 mimuta sa ta heq faree. Nqs mua nesër nuk më del, unë e kuptoj që ti i ke treguar dikujt pa dashje edhe mua puna më shkoi kot edhe ty rruga të shkoi kot. Vere edhe njëherë dorën, mos u mërzit, vere edhe njëherë dorën. Rri e qetë, e qetë. Hiqe dorën, mos u largo, do më rrish mua afër. ( i jep tespiet) Do heqësh të bardhat, jo të zezat. E kupton?
Fiksi- Po.
Hoxha- Filloje që në fillim. Ajde me dy duar. Ashtu vazhdo, bravo. Merre gotën (me ujë) Shiko në ujë, në ujë, aty shiko. I pastër është? Merr tespiet
Fiksi- Po.
Hoxha- Lëshoje, mbylle dorën( i ve tespiet ke dora) Vëre dorën këtu… ( hoxha pëshpërin) Mos luaj, mos e hap, do shikosh ça të del këtu, fytyrë burri apo gruaje, ça shikon aty?
Fiksi- Gruaje.
Hoxha- Hiqe dorën. Ça hoqe ti (nga tespiet)? Të bardhat hoqe. Tani hiq të zezat tashi, siç hoqe të bardhat.
Fiksi- Po.
Hoxha- Aty shiko, mos më shiko mua or ti, mos prek… ashtu bravooo, ashtu. Këtu futi ku e kishe (në dorë) Ë bravo. ( pëshpërin prapë) Ça do lloj muhabeti që do bëjmë, mbetet këtu.
Hoxha- Për ty është një pengesë e madhe kjo, ka vetëm të këqija nuk ka të mira, vetëm sot nuk do tregosh siç e pe.
Fiksi- Po.
Hoxha- Do të ndihmoj, kur them do të ndihmoj , do të ndihmoj.
Fiksi- Po, po.
Hoxha- Qase gjoksin këtu. Jo mos e hiq dorën, po vëre mirë, vëre mirë. ( i bie kraharorit, dorës së vajzës, librit i fryn edhe në vesh) Shiko tani. Ky zanat mua më lejon për zanatin edhe për moshën. E pe si e vura dorën këtu unë (te kraharori)
Fiksi- Po.
Hoxha- Unë nuk kam besim ke të gjithë, se jam i detyruar ta çoj dorën këtu. Pse jam i detyruar, kur shikoj këtu përmbi gjoksin tënd, unë shikoj përveç burrit, ka hipur njeri tjetër? Edhe tak më del këtu mua, më kupton? Unë nuk kam besim te çunat. Ata të shikojnë nga gjoksi kshu edhe po vure dorën këtu( në gjoks) ai tak ta heq, më mirë ja kam lënë asaj vajzës, nuk kam besim, sa të më nxijë faqen.
Fiksi- Ke të drejtë.
Hoxha- Për kokën tënde, për kokën e çupave, ka 50 vjet ka ardhur i kam thënë, me pe ja ku jam, e kam shtytur ta nxjerr përjashta, eee ti p… e mutit.
Fiksi- Ka lloj, lloj femrash.
Hoxha- Po, po ka, se si dihet me këtë lloj zanati, po do të tregoj unë një, ja të mbaroj këtë. Është zanat i mirë, po është i vështirë. Mos e hiq dorën. Është i vështirë, është shumë i vështirë. Më shëmbëllen si një çupë e rezes sime. Siç i ke duart do shikosh, mos i hiq duart.
Fiksi- Jo s’ka gjë
Hoxha- Tashi dëgjo këtu, gjyshin, ça do hall iqë të kesh, në mes të natës të vish, shikoj që zemra jote është shumë e pastër. Edhe unë njerëzit që janë të pastër në shpirt që si duan të keqen tjetrit, unë i dua shumë. Pse, se kam edhe çupa. Tashi dëgjo gjyshin. Këto të dyja këtu janë njësoj( dy bustina me sheqer)
Fiksi- Po.
Hoxha- Do marrësh një pije ,ça pini ju, hidhe brenda, pini gjithë robt e shpisë, ama vetëm shpia jote, do mbushen 21 ditë, tjetrën, të njëjtin veprim. Tashi, ti e bën dot sot?
Fiksi- Po.
Hoxha- N.q.se e përdor sot në dt 22 tjetrën. ‘Merva volantes, crima mantes’ Fjalët i merr era, e shkruan aty.
Fiksi- Faleminderit shumë. Mirupafshim/ Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38