Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Qelitë “container”, një trajtim dehuman! Emigrantët nuk janë mallra!

Nga Eduard Halimi
Në Shqipëri, në një fushë të izoluar të Gjadrit, struktura të quajtura zyrtarisht “qëndra pritjeje” për emigrantët por që në realitet, janë qeli të blinduara kontejnerësh. pritën dje 50 emigrantët e pare, sipas një marrëveshjeje epike për mungesën e transparencës mes Italisë dhe Shqipërisë.
Të shoqëruar me pranga dhe me mbi 80 efektivë policie shqiptare dhe italiane, emigrantët e prangosur do të qëndrojnë të mbyllur në qendrën e kontejnerëve deri në 180 ditë, nën kontroll të rreptë policor.
Në Gjadër nuk ka gjykatë. Nuk ka as zyra avokatie e as avokatë. Nuk kanë ende një zyrë ku të kenë të drejtë të kërkojnë azil. Janë në pranga dhe qeli të blinduara kontejnerësh, por jo për ndonjë krim; nuk kanë vrarë askënd, nuk kanë vjedhur, nuk janë trafikantë droge! I vetmi “faj”: janë të varfër, të lodhur nga qeveritë e tyre dhe mungesa e të ardhmes në vendet e tyre, kanë sakrifikuar, njësoj si shumë shqiptarë, për një jetë më të mirë.
Fëmijët e tyre, nënat, motrat, vëllezërit mund të kenë parë pamjet e tyre të prangosur, të shoqëruar drejt burgut me qeli kontejnerësh në Gjadër. Nuk besoj se ata dinë asgjë mbi marrëveshjen. Edhe ne, avokatët, dimë shumë pak. Nuk e di si do t’ua shpjegojnë atyre e ndoshta as vehtes se nuk kanë bërë asgjë kriminale, përveç kërkesës dëshpëruese për një jetë më të mire, por një marveshje e diskutueshme politike mes vendeve që ata nuk i njohin i solli në një vend anëtar të KiE-së, në Shqipëri ku po kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare.
Sot ata janë të vendosur në tokën shqiptare, por sipas qeverisë, nën juridiksion italian. Një konstruksion absurd, me qeli ku mbahen mallrat, jo qeniet humane. Një marrëveshje “innovative” sipas qeverisë italiane dhe një kompromis epik për mbështetje ndërkombëtare për qeverinë tonë të lodhur nga skandalet në 12 vjet.
• Vendimi 2/2024 – Një hije e rëndë mbi drejtësinë e Gjykatës Kushtetuese
Edhe pse me mungesë të fortë transparence, marrëveshja të cilën italianët e quajnë “inovative” u sfidua pa sukses nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dy vjet më parë.
Dje, kur ata mbërritën, fillova të lexoj vendimin nr. 2/2024, ku Gjykata Kushtetuese refuzoi ta shohë marrëveshjen si çështje të të drejtave të njeriut. Shumica gjyqësore vendosi që protokolli “Shqipëri-Itali” “nuk krijon kufizime të reja” dhe nuk ka nevojë për ratifikim.
E kam ndjekur nga afër këtë çështje. Kam shkruar dhe më parë. Mungesa epike e transparencës detyroi GJK-në të orientohej sipas fjalëve të deputetëve në Komisionin e Ligjeve. Nuk morën informacion. Nuk panë kampin, kontejnerët. As deputetët që firmosën nuk i panë.
E kisha tmerësisht të vështirë profesionalisht të pranoja arsyetimin në paragrafin C.1.2, pikat 50 e vijues të vendimit se marveshja nuk prek të drejtat e njeriut. I njoh shumë nga anëtarët e GJK-së. Por sinqerisht, e kisha të vështirë të pajtohesha me ta. Si mund të mos quhet kufizim i të drejtave të njeriut kur emigrantët mbyllen për 6 muaj në qeli kontejnerësh, pa vendim gjykate, pa të drejtë avokati apo azili? A kanë të drejtën e habeas corpus emigrantët, për tiu drejtuar një gjykate kundër ndalimit? A kanë te drejtë të kenë avokat? Si do e gjejnë? Online? Po kërkesën për azil Online?
Si mundën ata anëtarë të Gjykatës Kushtetuese apo këshilltarët e tyre të mos kishin njohuri, apo në rastin më të keq, të refuzonin të lexonin vendimet e GJEDNJ-së që kanë folur qartë:
• Hirsi Jamaa v. Italy (2012) – Italia u dënua për kthim kolektiv të emigrantëve në Libi pa vlerësim individual.
• M.S.S. v. Belgium and Greece (2011) – ndalimi dhe kushtet e kampit u cilësuan çnjerëzore dhe poshtëruese.
• Khlaifia v. Italy (2016) dhe Rahimi v. Greece (2011) – ndalimi pa procedurë dhe pa qasje në mbrojtje juridike është shkelje sistemike e KEDNJ-së.
Po “Guidën e KiE-së për të Drejtat e Emigrantëve dhe azilantëve”, që citon kolegu Bianku në shkrimin e tij dje e kanë lexuar lidhur me kushtet e ndalimit dhe respektimin e të drejtave themelore?
Eshtë e vërtetë se KiE dhe GJEDNJ kanë dhënë paralajmërime të forta ndaj vendosjes së emigrantëve në struktura paraburgimi apo ndalimi pa procedurë ligjore dhe garantim të të drejtave dhe theksojnë qartë se azilkërkuesit duhet të kenë akses të menjëhershëm në ndihmë juridike, vlerësim individual të rrezikut dhe kushte humane të jetesës.
Të gjitha theksojnë: njerëzit nuk janë mallra. Ata nuk mund të ruhen në qeli kontejnerësh, të shoqëruar në pranga, dhe të mbahen në izolim në pritje të deportimit.
Ndaj vendimi 2/24 është thellësisht shqetësues, me hije të rrënda mbi drejtësinë, pasi mohon realitetin duke synuar kompromisin ndaj paktit politik dhe si i tillë është një shkallë e rrezikshme për një precedent çnjerëzor dhe jashtë çdo standarti ndërkombëtar.
* Qelitë “container”: Burg i maskuar
“Nemo alteri inferat quod ipse ferre nolit.”
(Askush të mos i shkaktojë tjetrit atë që vetë nuk do të pranonte të duronte.)
Unë i përkas asaj klase njerëzish që kanë ndjeshmëri ndaj emigrantëve. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me profesionin tim dhe pasionin ndaj drejtësisë, por edhe me popullin tim. Popullit tim, që e ka vuajtur në lëkurë trajtimin çnjerëzor, që ka gjysmën e vet jashtë në emigrim, dikur me anije, nga mali, e sot me gomone për në Angli. Nuk ikin nga dëshira, nuk braktisin me dëshirë; ikin për një jetë më të mirë, me sakrifica sublime. I përkas këtij populli që nuk e njeh ksenofobinë, por di të jetë i ndjeshëm sepse kujton motrën/vëllain, kushëririn, shokun, mikun emigrant. Ndaj trajtimi i emigrantëve që mbërritën dje, shkakton tek unë një ndjenjë dhembshurie, aq edhe revoltë. Revoltë edhe ndaj heshtjes. Revoltë edhe ndaj atyre që miratuan këtë trajtim dehuman në Shqipëri. Atyre deputetëve dhe anëtarëve të GJK-së që e miratuan!
Çfarë menduan ata dje në mbremje kur pane 50 fatkeqë në pranga drejt qelive “container”? A e menduan sikur ta kishin në trupin, familjen e tyre? Sikur familjarët e tyre, apo ata vetë, të ishin atje në qelitë container? Jo duke mos bërë asgjë, si fatkeqët që mbërritën dje, por sikur të akuzoheshin për krime? A e dëgjuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës që bëri edhe suicide politik duke iu sulur ministrit të drejtësisë, duke diskretituar rëndë median dhe avokatët që e ndihmonin vetëm mos vijë në paraburgimet e Tiranës, edhe pse janë 3 dhe me kushte shumë më të mira se burgu me qeli kontejnerësh? A do ta quanin “Alkatraz” qelitë container nëse ata vetë apo familjarë të tyre do izoloheshin atj? Termi “qendër pritjeje” është maskim cinik. Dhe unë kam qenë dhe jam i vendosur në bindjen time se askush nuk mund të ketë një trajtim dehuman, edhe nëse akuzohet për krime, apo dënohet kushdo qoftë, e jo më fatkeqët që erdhën dhe në pranga për t’u vendosur sikur të jenë mallra.
Jo. Njerëzit nuk janë mallra. Ata nuk ruhen në kontejnerë për 6 muaj. Ata kanë histori, familje, frikë, dinjitet dhe të drejta. Ky trajtim i dehumanizuar është fyese për vetë themelet mbi të cilat u ngrit Europa pas Luftës së Dytë Botërore.
Por a është e mundur, sipas ligjislacionit të BE-së për kthimet, të dërgohet dikush kundër vullnetit të tij në një vend ku nuk e ka origjinën apo përmes të cilit nuk ka kaluar? Mario Gulielmetti, profesor në çështjet e migracionit, thotë JO. “Një marrëveshje me një vend të tretë do të ishte një parakusht i domosdoshëm për zbatimin e këtij skenari, ashtu si dhe një rishikim i rregullave të BE-së. Rreziku për të shkelur parimin e moskthimit me forcë (non-refoulement) është i lartë. Skenari tre paraqet sfida të mëdha ligjore dhe praktike. Është e diskutueshme nëse ky skenar është në përputhje me vlerat e BE-së.”
“Qelitë-container janë simbol i dështimit” – shkruan kolegu i famshëm italian Nicola Canestrini – një sistem që nuk është në gjendje të menaxhojë krizën e vet në mënyrë njerëzore dhe me respekt për të drejtat.
*Konkluzione
Unë e di se politika është arti i kompromisit, por ka kohë që jam krenar që jam i lirë. I lirë të shpreh, të flas e të them atë që ndjej. Dhe trajtimi i emigrantëve si mallra është ulëritës.
Nuk ka asnjë interpretim të drejtë të Kushtetutës kur kontejnerët zëvendësojnë lirinë. Kur heshtja zëvendëson drejtësinë.
“Burgu nuk duhet të shndërrohet në hapësirë poshtërimi për askënd. Na duhet një sistem drejtësie i rrënjosur në dinjitet, jo në dehumanizim”.
Dhe për këtë do të duhet të flasim e të mos heshtim përballë këtij trajtimi dehuman, për cilindo, por sot ishte rradha e emigrantëve fatkeqë të vendosur në qelitë container”.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56