Flash News

E-TJERA

Qëllohen me armë pas një konflikti, plagosen dy shqiptarë në Greqi

Qëllohen me armë pas një konflikti, plagosen dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në Greqi. Mediat Helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Voulës në Greqi.

Në një furrë buke në këtë zonë ka patur një konflikt fizik mes disa të rinjve. Sherri ka agravuar në përdorimin e armës.

Një prej personave të përfshirë në konflikt ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të dy shqiptarëve dhe një irakeni.

Shqiptarët ndodhen në spital njëri me dëmtim në bark, tjetri në kraharor. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia greke ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

 

Të fundit