Flash News

E-TJERA

Qëllohen me armë zjarri në lokal shqiptarët në Itali, një i vdekur e tre të plagosur

Qëllohen me armë zjarri në lokal shqiptarët në Itali,

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën më lehtë me armë zjarri në Frosinone të Italisë.

Mediat lokale bëjnë me dje se ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lokalin Shake në qendrën Via Aldo Moro, në pjesën e poshtme të qytetit.

Paraprakisht, raportohet se janë qëlluar 4 persona me origjinë shqiptare ndërsa ishin ulur në lokal. Njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën në urgjencën e spitalit Spaziani.

Si ndodhi ngjarja

Ndërsa 4 shqiptarët ishin ulur në lokal, disa persona u janë afruar dhe vetëm njëri prej tyre ka nxjerrë papritur armën pas një debai dhe ka qëlluar në drejtim të grupit.

Ngjarja krijoi panik pasi lokali ishte i mbushur me klientë të tjerë.

I plagosuri më i rëndë u deklarua i vdekur pas të paktën njëzet minutash masazh kardiak të kryer nga mjekët në trotuar. Viktima u identifikua dhe pak pas orës 20:30 mbërritën familjarët ku policia i shoqëroi në komisariat për të rindërtuar kontekstin në të cilin ndodhi krimi.  

 

 

 

Të fundit