Flash News

E-TJERA

Shkodër/ U qëllua aksidentalisht me çifte nga xhaxhai, humb jetën 10-vjeçari

Shkodër/ U qëllua aksidentalisht me çifte nga xhaxhai, humb

Një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte.

Sipas policisë, xhaxhai ka qenë duke pastruar çiften në momentin që është shkrepur aksidentalisht mbi 10-vjeçarin duke i marrë jetën. I plagosur në dorë ka mbetur edhe 68-vjeçari.

“Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut  për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit